Kur fëmijët nuk bëjnë dot pa “touch”, do të shkriheni së qeshuri

540
Teknologjia gjithnjë po avancon. Këtë gjë e tregon videoja mahnitëse, ku një vajzë e vogël përpiqet të përdorë një Game Boy Color, e cila është një lojë elektronike e krijuar nga Nintendo.

Mesa duket vogëlushja është mësuar me tablet e ‘smarphone’ dhe duket tepër e hutuar kur ajo prek ekranin e tij e nuk jep asnjë komandë. Ajo as që nuk e vë re se në pjesën e poshtme të pajisjes ka butona që shtypen, por vazhdon të prekë ekranin me shpresën se diçka do të ndodhë.

Babai i saj, Chris Cohoon, shkroi në Reddit: “Vajza ime duke u munduar të luajë me Game Boy Color në epokën e pajisjeve me prekje”.
Sigal