Kur do e zgjedhë Kosova kryetarin e Kuvendit? Seanca vijon nesër, por…

86
Seanca e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë nesër në orën 10:00 dhe ka mundësi të drejtohet ose nga deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, ose nga deputetja më e re, Teuta Rugova.
Më herët kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci mbylli punimet e seancës së sotme, pasi koalicioni PAN kërkoi 2 orë kohë shtesë për konsultime brenda koalicionit për emrin e kandidatit për kryetar Kuvendi.

Pas kësaj, kryesuesi e kishte hedhur në votim këtë propozim, i cili nuk kishte kaluar, pasi 60 deputetë kishin votuar pro dhe 60 kundër. Nuk dihet nëse në seancën e nesërme do mundet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, dhe nëse do të ketë një emër konsensual.