Kundër vizitës së presidentit iranian, aktivistja franceze Topless në Paris

638
Një aktiviste e Levizjes ndërkombëtare të të drejtave të grave në Paris ka protestuar topless kundër vizitës së presidentit të Iranit, Hassan Rouhani në kryeqytetin francez.
Anëtraja e lëvizjes “Femen”, u var simbolikisht në një urë këmbësorësh në Paris, ndërsa në trup kishte të pikturuar flamurin Iranian. Përgjatë urës ishte vendosur edhe banderola “Mirë se vjen Rouhani, ekzekutor i lirisë”.
Zëdhënësja e lëvizjes “Femen”, Sarah Constantin shpjegoi se kjo protestë ka për qëllim të risjellë në vëmendje faktin se çdo vit në Iran më shumë se 800 njerëz dënohen me vdekje, vetëm për faktin se janë “mendimtarë të lirë”.
Constantin akuzoi presidentin francez, Francois Hollande, se i intereson vetëm biznesi dhe aspak të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Mes të dënuarve ka gra, feministe, homoseksualë dhe mendimtarë të lirë që kanë marrë si dënim vdekjen vetëm sepse janë të tillë. Ndërsa Francois Hollande nuk ka marrë asgjë nga këto parasysh, thotë Constandin
Irani është duke finalizuar një marrëveshje për të blerë mbi 100 avionë pasagjerësh Airbus në Francë, si edhe pritet të nënshkruajë disa marrëveshje në fushën e shëndetësisë, bujqësisë dhe mjedisit.
Presidenti Rouhani iu tha biznesmenëve francezë se Irani është i hapur për investime, ndërsa vijon udhëtimin e tij të parë në Europë pas heqjes së sanksioneve nga perëndimi pas për marrëveshjes bërthamore.
Sigal