Kumanovë/ Pritet sot mbërritja në Kosovë e të vrarëve

68
Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të sillen trupat e nëntë shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë. Siç mëson zeri, Ambasada e Kosovës në Shkup, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe Instituti për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, janë duke i bërë përpjekjet që sa më shpejt të organizohet identifikimi i të vdekurve edhe në praninë e familjarëve dhe më pas kthimi i tyre në Kosovë.
Lejen për tërheqjen e trupave e ka dhënë Prokuroria në Shkup, e cila gjatë pasdites së djeshme zyrtarisht i kanë njoftuar autoritetet kosovare se ka përfunduar autopsia e trupave të të vrarëve më 9 dhe 10 maj dhe se mund të bëhet tërheqja e trupave.
Burimet kanë njoftuar se në Kosovë edhe zyrtarisht ka arritur lista me emrat e personave të vdekur në të cilin janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972, Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977, Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, i lindur në vitin 1979, Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985, Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978, Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975, Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965, Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983, Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj, i lindur në vitin 1971.