Kumanovë, forca të shtuara policie. Autoritetet: Vetëm masë sigurie

513
Qëndra e qytetit të Kumanovës dhe një pjesë e madhe e rrugëve janë bllokuar nga lëvizja mbrëmjen e 14 majit.
Në qytet kanë zbarkuar forca të shumta të policë maqedonase duke theksuar se kjo është thjesht një masë sigurie për institucionet shtetërore dhe lokale që gjenden aty raporton agjencia e lajmeve maqedonase Mia. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski për agjencinë maqedonase ka deklaruar se ndërmerren masa për siguri në Kumanovë.
Situata paraqitet e qetë sot madje punonjësit e institucineve në lagjen “11 Tetori” pohojnë se puna vazhdon normalisht dhe pa pengesa.
Fundjavën e kaluar në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave” policia zbatoi aksion për shpërbërjen e një grupi të armatosur gjatë së cilit humbën jetën 8 policë, ndërsa 37 u lënduan.
Komisioni i përbërë prej përfaqësuesve të qeverisë dhe komunës së Kumanovës filloi vlerësimin e dëmeve të shtëpive të banorëve në “Lagjen e Trimave” e cila u evakuua në aksion. Qeveria paralajmëroi mbulim 100 për qind të dëmeve.
Sigal