“Kumanova”, lirohen nga paraburgimi 4 persona

697
Besnik Ajdini, Fazli Osmani dhe Besnik Bajrami lanë burgun e Shutkës kur për dy vjet e gjysmë qëndruan duke pritur fjalën përfundimtare të Gjykatës për rastin e Kumanovës. 
I liruari tjetër nga të gjitha akuzat Ibrahim Murtezani nga Haraçina ka qenë në arrest shtëpie. 
Të sapo liruarit kërkojnë zbardhjen e të vërtetës për lagjen e trimave. “Dy vjet e gjysmë jam këtu dhe e ndjej vetën shumë keq, lag familjes larg fëmijëve. Gardianët kanë qenë korrekt”- tha i liruari Besnik Ajdini.
Të sapo liruarit u pritën nga familjarët e tyre të cilët u shprehën të lumtur që drejtësia triumfoi për të afërmit e tyre.
Besnik Ajdini ishte arrestuar më 9 maj ditën kur po zhvilloheshin luftimet në lagjen e trimave, në momentin kur ai me fëmijët dhe bashkëshorten e tij kishin lënë shtëpinë. 
Tre të liruarit tjerë Fazli Osmani, Besnik Bajrami dhe Ibrahim Murtezani ishin arrestuar më 15 shtator të 2015 gjatë aksionit policor “Rrufeja”, nën dyshimin e dhënies së logjistikës për grupin e armatosur. Për luftimet në lagjen e trimave në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, Gjykata dënoi me 746 vjet burg gjithsej 34 persona, tetë prej të cilëve me burg të përjetshëm.
Sigal