Kukan: Rajoni trend shqetësues, po përballemi me krizën politike në Shqipëri e Maqedoni

438
Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për EËB ka komentuar situatën politike në mbarë rajonin.
Sipas tij ka një trend shqetësues në rajon, ku në thelb të problemeve është funksionimi i rregullt të demokracisë. Kukan solli në vëmendje krizën politike që ka pushtuar Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Probleme me funksionimin e rregullt të demokracisë. Demokracia parlamentare, probleme në funksionim. Institucione të caktuara, probleme në funksionim. Demokracitë e dobëta sjellin institucione të dobëta. Po përballemi me kriza në Shqipëri e Maqedoni. Mali i Zi e Kosova luftojnë me bojkotin parlamentar. Situata jo e mirë duket si një prirje rajonale dhe kundër produktive për zhvillimin demokratik. Uroj të shohim një kthim të rëndësishëm nga ky trend”, theksoi Kukan.
Sigal