Kukan e Fleckenstein në Tiranë: Byroja e hetimit të jetë e pavarur

529
Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flenkenstein ndodhen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit por edhe për të parë përparimin që është bërë me reformën në drejtësi.
Këtë e konfirmoi eurodeputeti Fleckenstein para nisjes së takimeve me zyrtarë të BE dhe shqiptarë.
I pyetur për Byronë e hetimit ai u shpreh se duhet “të jetë e pavarur”
Për reformën në drejtësi tha se prisnin ekomandimet e Venecias por “vlerësojmë çfarë është bërë deri tani” 
Deri tani është mësuar se në orën 12: 00 dy eurodeputetët do të takojnë ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, më pas do të takojnë në orën 14: 45 kryeministrin Edi Rama, në 15: 30 takimi me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta e më pas me liderin e opozitës Lulzim Basha.
Rreth orës 16 15 minuta doi të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp mes rapotuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Ligji për dekriminalizmin u miratua në seancën e fundit të 2015 dhe aktualisht po punohet për aktet nenligjore të tij. Sa i përket reformës në drejtësi, politika pret rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Ishin pikërisht dy raporteret e Shqpërisë në Parlamentin Europian Kukan dhe Flenkenstein që negociuan marrëveshjen politike të dhjetorit 2014 që riktheu opozitën në Parlament,pas 6 muajsh bojkot.
Sigal