Kujdes nga e-mailet e Netflix

620
Herën tjetër kur të pranoni e-mail nga shërbimi i njohur Netflix jeni të kujdesshëm kur të hapni atë.
Ekspertë për siguri në internet kanë lëshuar një njoftim urgjent rreth virusit që sulmon e-mailat e Netflix dhe është dizajnuar që të mashtrojë njerëzit që të japin detaje të kredit kartelave.
“Netflix është bërë punë e preferuar për frymëzimin e mashtruesve në internet. Baza e gjerë e përdoruesve i ka bërë ata të jenë shumë popullor “, thotë Emanuel Marshal nga MailGuard.
Duke përdorur teknikën phishing, hakerët bindin njerëzit që të ndajnë me ta të dhënat financiare, dhe më pas u dërgojnë mesazhe se parapagimi për Netflix ka dështuar dhe duhet të përsëritet.
Për këtë arsye keni kujdes kur hapni e-mailin dhe shikoni mirë adresën se prej nga vjen. Nëse shihni një grumbull numrash dhe shkronjash, sigurisht se ky nuk është Netflix.
Sigal