Kubanët festojnë vdekjen e Fidel Kastros

440
Sigal

Mijëra kubanë që
jetojnë në SHBA kanë festuar mbrëmjen e djeshme vdekjen e ish-udhëheqësit
komunist Fidel Kastro.




Turma njerëzish dolën në rrugët e Majemit
menjëherë pasi lajmi mbi vdekjen e Kastros u publikua në media. Disa prej tyre
madje nisën të kërcenin në rrugë, ndërkohë që të tjerë regjistronin me telefon
momentet historike.




Majemi ka një popullsi 70 për qind hispanike dhe
latine, dhe më shumë se gjysma prej tyre janë me origjinë kubane.