Kthesa e madhe e Trump, biseda telefonike me Erdogan: Është e gjitha e juaja

465
Sigal

Presidenti i SHBA Donald Trump i komunikoi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tërheqjen e mundshme të forcave amerikane nga Sira.

Erdogan i shpjegoi Trumpit të gjitha problemet që shkaktonte prania e amerikanëve në Irak dhe Siri deklaratë e cila, sipas një zyrtari të lartë të administratës që bëinjë lexim të hollësishëm të telefonatës mes të dy presidentëve e ka tronditur presidentin amerikan.

“OK, është e gjitha e juaja,” – tha Trump.

Trump njoftoi vendimin e tij të mërkurën për të tërhequr forcat  amerikane nga Siria.

Nga ana tjetër ai kërkoi garanci nga Erdogan se Turqia do të vazhdojë të luftojë ISIS-in duke e mposhtur grupin terrorist.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se, “Erdogan i dha Trump “fjalën” e tij se Turqia do të asgjësojë ISIS-in”.

Erdogan, nga ana e tjetër, gjatë një fjalimi të premten e kaluar, u shpreh se i kishte dhënë garancinë presidentit se ai mund të pastronte Sirinë nga ISIS-si.

“Ne e bëmë atë më parë, dhe ne mund ta bëjmë përsëri për sa kohë që kemi mbështetje logjistike nga SHBA-të. Në kuadrin e thirrjes telefonike që kemi pasur me z. Trump, ne kemi filluar përgatitjen e planeve në operacionet për të pastruar elementët e ISIS-t që ndodhën ende brenda Sirisë”, vazhdoi ai.

Nga ana e tij, Trump ka deklaruar të dielën: “Unë sapo kisha një telefonatë të gjatë dhe produktive me Presidentin e Turqisë, Erdogan. kemi diskutuar për ISIS-n, përfshirjen tonë të ndërsjelltë në Siri dhe tërheqjen e ngadalshme dhe shumë të koordinuar të trupave amerikane në zonë, pas shumë vitesh ata do të vijnë në shtëpi”, – shkruante Trump në Twitter.