Kryetari i Porsche bëhet presidenti i ri i Volkswagen

411
Kryetari i Porsche, Matthias Muller, 62 vjeç, u zgjodh sot si presidenti i grupit Volkswagen, duke zëvendësuar Martin Winterkorn, i goditur nga skandali i motorëve me mashtrim, njoftoi këshilli i mbikqyrjes së grupit.
“Këshilli i mbikqyrjes propozoi sot që Matthias Muller të marrë postin e presidentit të grupit Vokswagen, dhe ky i fundit pranoi”, njoftoi gjatë një konference për shtyp në Wolfsburg, Berthold Huber, presidenti i organit të kontrollit.
“Ne mund dhe ne duhet ta tejkalojmë këtë krizë. Së bashku ne do ta bëjmë Volkswagenin një ndërmarrje edhe më të fortë”, deklaroi Muller pak çaste pas zgjedhjes së tij në krye të grupit automobilistik gjerman.
Sigal