Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit sot nga Kryetari i Parlamentit të Danimarkës z. Mogens Lykketoft.

444
Sigal

Kryetari  i  Kuvendit  z.  Ilir  Meta  u  prit  sot  në  Kopenhagën  nga  Kryetari  i  Parlamentit  të    Danimarkës  z.  Mogens  Lykketoft  dhe  Presidiumi  i  Parlamentit. Z.  Meta  shoqërohej  nga  një  delegacion  parlamentar  i  përbërë  nga  z.  Gramoz  Ruci,  z.  Shpëtim  Idrizi,  z.  Agron  Duka,  znj.  Olta  Xhaçka,  z.  Musa  Ulqini,  Ambasadori  i  Shqipërisë  në    Danimarke  z.  Arben  Cici,    si  dhe  anëtarë  të  kabinetit. Gjatë  takimit  Kryetari  i  Parlamentit  të  Danimarkës  z.  Mogens  Lykketoft,  pasi  i  uroi  mirëseardhjen  z.  Meta  dhe  delegacionit  shqiptar  në  Kopenhagën,  shprehu  miqësinë  dhe  mbështetjen  e  Danimarkës  për  procesin  e  zhvillimit  social,  ekonomik  dhe  për  integrimin  evropian  të  Shqipërisë. Z.  Lykketoft  shprehu  bindjen  se  avancimi  i  axhendës  evropiane  të  Shqipërisë  do  t’a  inkurajojë    dhe  përshpejtojë  procesin  e  reformave  dhe  progresit  në  Shqipëri  dhe  në    rajon.  Kryetari  i  Kuvendit  z.  Ilir  Meta  shprehu  mirënjohjen  për  mbështetjen  në  vite  të  Danimarkës  jo  vetëm  për  perspektivën  evropiane  të  Shqipërisë,    por  edhe  për  projektet  daneze  në  vend  dhe  për  asistencën  e  veçantë    që  Danimarka  i  ka  dhënë  që  në  fillimi  Avokatit  të  Popullit.  Z.  Meta  dhe  z.  Lykketoft  ndan    bindjen  e  përbashkët  se  marrëdhëniet  ndërparlamentare  mes  Shqipërisë  dhe  Danimarkës  do  të  hyjnë  në  një  faze  me    dinamikë    të  shkëmbimeve  reciproke.  Në  këtë  kuadër,  z.  Meta  shprehu  kënaqësinë  për  krijimin  e  Grupit  të  Miqësisë  Shqipëri-Danimarkë  në  Kuvendin  e  Shqipërisë,  i  cili  do  të  drejtohet  nga  Deputetja  znj.  Olta  Xhaçka.  Z.  Meta  e  njohu  homologun  danez  mbi  axhendën  ambicioze  të  reformave  që  janë  ndërmarrë  në  Shqipëri  në  funksion  të  forcimit  të  institucioneve  dhe  rimëkëmbjes  ekonomike  të    vendit    dhe  theksoi  se  investitorët  daneze  janë  të  mirëpritur  në  Shqipëri  kryesisht  në  fushat  e  energjisë,  agro-përpunimit,  bujqësisë  dhe  turizmit. Dy  homologet  biseduan  gjithashtu  edhe  mbi  zhvillimet  ne  rajon  ku  u  vlerësua  roli  konstruktiv  i  Shqipërisë  dhe  u  theksua  rëndësia  e  perspektivës  evropiane  të  të  gjithëve  vendeve  te  rajonit  te  Ballkanit  ne  interes  te  stabilitetit  dhe  zhvillimit  ekonomik.  Z.  Meta  ne  këtë  drejtim  beri  një  vlerësim  te  veçantë  për  kontributin  pozitiv  që  Danimarka  ka  dhënë  ne  rajon  dhe  në    mënyrë  të  veçantë  në    Kosovë. Ne  përfundim,  Kryetari  i  Kuvendit  Meta  vuri  në  dukje  se  pavarësisht  vendimit  në  dhjetor,  Qeveria  shqiptare  është  e  vendosur  në  avancimin  e  reformave  qe  kërkon  vendi  dhe  Kuvendi  po  adreson  të    gjitha  prioritetet  e  Komisionit  Evropian. Gjatë  qëndrimit  në    Kopenhagën  Delegacioni  Parlamentar  shqiptar  kryesuar  nga  Kryetari  i  Kuvendit  z.  Ilir  Meta  u  përshëndet  zyrtarisht  nga  deputetet  daneze  gjate  seancës    plenare  në    Parlamentin  e  Danimarkës.