Kryetar i Parlamentit të Turqisë zgjidhet Ismail Kahraman

445
Deputeti i AK, në qytetin e Stambollit, Ismail Kahraman, është zgjedhur Kryetar i Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e tretë me 316 vota, raporton AA.
Në votimet për kryetar të Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e parë dhe të dytë asnjë kandidat nuk arriti të marrë shumicën e duhur, ndërkohë në raundin e tretë mjaftonte një shumicë e thjeshtë për të zgjedhur Ismail Kahraman, i cili në krahasim me kandidatët e tjerë ka kryesuar garën me 316 vota.
Për postin kryetar të Parlamentit të Turqisë kandiduan: İsmail Kahraman nga AK Partia, i cili është deputet i Stambollit; deputetja e Partisë Republikane Popullore në Ankara, Gülsün Bilgehan; deputet i Partisë Nacionaliste (MHP) të Kajserit, Yusuf Halaçoğlu dhe deputeti i Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Dengir Mir Mehmet Fırat.
Seanca e parë e konstituimit të Parlamentit të Turqisë u realizua më 17 nëntor, ndërkohë Parlamenti i Turqisë pritet të votëbesojë qeverinë e këtij vendi në javët në vazhdim.
İsmail Kahraman lindi në vitin 1940 në Rize të Turqisë. Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Stambollit.
Sigal