Kryeministrja britanike sulmon ashpër burokratët e Brukselit: BE po tenton të ndikojë…

74
Theresa May akuzoi politikanët evropianë se po bëjnë kërcënime ndaj Britanisë në përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryeministrja britanike sulmoi ashpër burokratët e Brukselit, siç i quajti ajo, në një fjalim jashtë zyrës së saj pasi u takua me mbretëreshën për të shënuar formalisht shpërbërjen e parlamentit para zgjedhjeve të 8 qershorit.
“Pozicioni negociues i Britanisë në Evropë është keqinterpretuar në shtypin e kontinentit. Qëndrimi negociues i Komisionit Evropian është ashpërsuar. Politikanë dhe zyrtarë evropianë kanë bërë kërcënime ndaj Britanisë. Të gjitha këto akte janë bërë qëllimisht tani që të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Theresa May.
Kreu i qeverisë britanike tha se disa njerëz në Bruksel duan që bisedimet për Brexit të dështojnë, ndërsa shtoi se ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë mjaft qartë se sa të vështira do të jenë bisedimet. Komentet e saj vijnë pak orë pasi kryenegociatori evropian për Brexit Michel, Barnier dhe ministri britanik për Brexit, David Davis debatuan në distancë për faturën e largimit nga unioni, me ministrin britanik që tha se Britania nuk do të paguajë asnjë cent më shumë se detyrimet e saj.