Kryeministri Zaev në SHBA, do takohet me Trump dhe Guterres

124
Kryeministri Zoran Zaev sot do të merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të 72-të të Kombeve të Bashkuara në New York. Ai do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrin pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi.
Zaev nesër do të merr pjesë në hapjen solemne të punës së Kuvendit të Përgjithshëm dhe do të ketë fjalimin e tij në plenumin e debatit të përgjithshëm më 22 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kohës së vizitës në OKB dhe SHBA, e cila do të zgjasë deri 23 shtator, Zaevi do të ketë takime me presidentin amerikan Donald Trumo, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.