Kryeministri ukrainas jep dorëheqjen

544
Kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk tha dje se po jepte dorëheqjen, duke i hapur rrugën formimit të një qeverie të re në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike. Dorëheqja pason dështimin e një vote mosbesimi ndaj tij në parlament dhe kritikave se ai nuk ka bërë mjaft për përmirësimin e ekonomisë së vendit. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko i bëri thirrje deputetëve të paralamentit që të të krijojnë menjëherë një koalicion dhe të votojnë për zgjedhjen e një kryeministri të ri.
Dorëheqja e kryeministrit ukrainas Arseniy Yatsenyuk vjen pas një trysnie në rritje kundër tij për t’u larguar nga qeveria. Pas njoftimit për dorëheqje, ai bëri thirrje që të formohet menjëherë një qeveri e re.
Arseniy Yatsenyuk, Kryeministër i Ukrainës:
“Ne nuk mund të lejojmë destabilizimin e ekzekutivit, në një kohë kur vendi është në luftë. Një perspektivë e tillë është e pashmangshme, por mund të ndryshojë nëse menjëherë pas kësaj dorëheqjeje, formohet një qeveri e re”
Sigal