Kryeministri indian, Narendra Modi drejt mandatit të dytë radhazi, përfundojnë zgjedhjet

435
Sigal

Aleanca Kombëtare Demokratike në pushtet e kryesuar nga Partia Bharatiya Janata e Kryeministrit Narendra Modi është drejt fitores së zgjedhjeve të përgjithshme me një diferencë të konsiderueshme votash, tregojnë sondazhet jashtë pikave të votimit.

Demokracia më e madhe në botë, me gati 900 milionë votues të mundshëm, përfundoi të shtunën procesin e saj të komplikuar, një javë të gjatë, me shumë faza, për të vendosur se kush do ulet në shtëpinë e ulët të parlamentit, Lok Sabha, prej 543 anëtarësh.

Ndërsa rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen zyrtarisht deri më 23 maj, sondazhet e shumta tregojnë se Modi ka më shumë gjasa të sigurojë mandatin e tij të dytë pesëvjeçar si kryeministër pas një paraqitjeje të fortë nga Aleanca Kombëtare Demokratike (NDA) në një përplasje epike me Aleancën e Bashkuar Progresive (UPA) e udhëhequr nga Rahul Gandhi nga Partia Kombëtare Indiane e Kongresit (INC).

Modi e paraqiti veten gjatë fushatës si një kandidat anti-korrupsion me një perspektivë pro biznesit, i cili do të ruajë mënyrën hinduse të jetës dhe do të mbetet e vendosur në mbrojtjen e sovranitetit të Indisë.