Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të kërkojmë nga Franca ekstradimin e Haradinajt

469
Sigal

Kryeministri i Serbisë,
Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se Serbia do të kërkojë esktradimin e kryetarit
të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel.

Vuçiq u tha gazetarëve
në Qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një “numër të lëndëve kundër Haradinajt
dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë –
Prokurorisë së Serbisë”.

“Çka tjetër vetëm se të
kërkojmë ekstradimin e tij”, tha Vuçiç.

“Për mua do të ishte e
palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të
drejtën”, tha kryeministri i Serbisë.

Kryetari i Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga
policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia
e Serbisë.