Kryeministri i Maqedonisë i kërkon presidentit Ivanov të nënshkruajë ligjin e gjuhëve

472
Sigal

Kryeministri i Maqdonisë Zoran Zaev, sot edhe një herë i ka kërkuar presidentit Gjorge Ivanov që ta vendosë nënshkrimin e tij në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, dhe të mundësojë funksionim normal të demokracisë në shoqëri.

“Kjo dërgon porosi se presidenti mund të vendos kur të dojë dhe për cilindo ligj të ashtuquajturën veto. Ajo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është e madhe”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.