Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk pendohet për shkarkimin e Ministrit serb

481
Sigal

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë prezantimit
të punës një vjeçare të Qeverisë duke thënë se ekzekutivi ka arritur shumë
suksese.

Mustafa në këtë rast ka përmendur rritjen ekonomike
më të lartë në rajon, për buxhetin që ai e quajti më të lartë në histori, për
MSA-në, për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave, për rritje më të
madhe të pensioneve, kodin telefonik dhe sukseset në anëtarësimin në UEFA dhe
FIFA.

Mustafa po ashtu ka përmendur si arritje të madhe
kodin telefonik shtetëror si dhe ka lavdëruar punën e organeve të drejtësisë në
luftën kundr krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri nuk harroi të përmend edhe Forcën e
Sigurisë së Kosovës e cila sipas tij është e gatshme për shndërrimin në Forcë
të Armatosur.

Ndërkaq Mustafa si sfidë e shtetit ka përmendur edhe
mungesën e konsensusit për tejkalimit të Demarkacionit që sipas tij po ndodh
për shkak të një kauze politike për përfitime elektorale.

“Kjo mbetet pikë e zezë ne politikbërjen 17 vjeçare
në Kosovë. Ne do te punojmë që kjo të zhbllokohet dhe në fillim te vitit të
ardhshëm ta kalojmë Demarkacionin për të lëvizur lirshëm”, tha Mustafa.

Mustafa u ndal edhe te Lista Serbe për të cilët tha
se do të angazhohet që ata të kthehen në Kuvend, por jo edhe me cdo kusht.

“Mariq është shkarkuar si ministër dhe asnjë rast
nuk vjen ne shprehje te pendohemi. Ai nuk e meriton që të jetë anëtar i Qeverisë.
Ata duhet ta bëjnë punën që u takon se ndryshe s’mund të qëndrojnë në Qeveri.
Nëse vajtoj për diçka s’vajtoj për Serbinë dhe veriun. Duhet ta pranojmë një
fakt që akoma kemi probleme ne veri dhe atë fakt s’mund ta fshehim. Gjendja
atje nuk është si ne pjesë të tjëra rë Kosovës. Ne duhet ta normalizojmë atë
gjendje atje. Dialogu është i orientuar në normalizimin e gjendjes dhe këtë
mund ta bëjmë vetëm përmes dialogut. Ne mund te krekosemi me lloj- lloj
kërcënimi dhe qëndrimi. Po unë se kam natyrën e tillë ta bëj. Ligjin e kemi
përpara dhe këto çështje t’i zgjidhim përmes ligjit. Kam pa ofendime të
llojllojshme dhe te opozitës dhe tjerëve gjatë kësaj periudhe por unë kam
vendos që pikënisjen time ta kam zbatimin e ligjit”, tha Mustafa.