Kryeministri i Kosovës dënon sulmin në Las Vegas: Solidaritet me popullin amerikan

535
PRISHTINE– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin në Las Vegas duke u solidarizuar me kombin amerikan.
“Jam i tronditur nga lajmet që vijnë nga Las Vegas-i dhe Amerika, ku nga një sulm barbar, mbetën të vrarë dhjetëra dhe u plagosën qindra amerikane dhe amerikanë. Ndaj dhimbjen time dhe të familjes sime, me familjet e viktimave. Ndaj dhimbjen e popullit kosovar dhe të Qeverisë që unë drejtoj, me kombin krenar amerikan dhe me Qeverinë e SHBA-së. Egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas, prandaj në këtë dhimbje qëndrojmë së bashku me familjet e viktimave dhe me SHBA-në”, shprehet Haradinaj.
Sigal