Kryeministri i Izraelit Netanjahu, takim sot me presidentin e SHBA-së, Obama

400
Në takim pritet të diskutohet për trazirat, mes izraelitëve dhe palestinezëve, javëve të fundit. Gjashtë izraelitë janë plagosur në tre incidente, të dielën. Një sulmues palestinez u vra dhe një tjetër është lënduar. Kjo është hera e parë që liderët po takohen, që kur Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje për programin bërthamorë me Iranin, në muajin korrik.

Marrëveshja, e cila kufizon programin bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve, u quajt “një gabim i keq” nga Netanyahu, i cili tha se ishte “një rrugë e sigurt për armët bërthamore”. Gjatë bisedimeve të sotme pritet, edhe për bëhet edhe një marrëveshje të re për ndihmë ushtarake, nga SHBA për Izraelin.
Sigal