Kryeministri hungarez: Kush kalon kufirin do të arrestohet

418
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka paralajmëruar se personat që do të kalojnë kufirin e vendit të tij do të arrestohen, masë kjo që do të hyjë në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.Orban tha se, emigrantët që kanë hyrë në Hungari në javët e fundit i janë rebeluar policisë së vendit dhe tani është e nevojshme që rendi të rivendoset. Orban paralajmëroi gjithashtu se, ligje më të ashpra kundrejt emigracionit do të fyjnë në fuqi duke filluar nga 15 shtatori dhe kushdo që kalon kufirin ilegalisht duhet të presë arrestimin. Ai vlerësoi policinë, “që bëri një punë të mrekullueshme pa përdorur në asnjë rast forcën përballë emigrantëve”, që sipas tij refuzonin bashkëpunimin me forcat e rendit. 
Sigal