Kryeministri Haradinaj nis punën me demarkacionin, shkarkon Komisionin e Mehës

494
Shkarkimi i Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi është vendimi i parë i Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Por para se të ndodhë shkarkimi, Meha kishte dhënë dorëheqjen nga ky funksion javë më parë, fakt të cilin e ka përmendur edhe kryeministri, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri Haradinaj, përveç që ka propozuar shkarkimin e Komisionit shtetëror për demarkacion njëkohësisht e ka caktuar Shpejtim Bulliqin, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit shtetëror për demarkacionin.

“Nuk mundemi me ngec në këtë drejtim. Meqë i ka skaduar mandati Komisionit të kaluar propozoj që të shkarkohet, dhe Shpejtim Bulliqi t’i marrë përgjegjësitë për ta krijuar Komisionin”, ka thënë Haradinaj, i cili këtë propozim e hodhi në diskutim para anëtarëve të kabinetit.
Sigal