Kryeministri Cameron: Britania e vendosur të luftojë IS

473
Britania është e angazhuar për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shkatërruar kalifatin e ngritur nga militantët e shtetit islamik në irak dhe siri.
Kështu ka deklaruar kryemnistri David Cameron gjatë një interviste për rrjetin amerikan NBC, duke nënvizuar se Britania do të bëjë më shumë në luftën ndaj ektremistëve isalmikë, por fillimsiht kjo cështje do të diskutohet në parlament, pasi ky i fudnit, dy vjet më parë votoi kundër veprimeve ushtarake në siri.
“Në këto momente jemi duke diskutuar përfshirjen tonë në luftën kundër shtetit islamik edhe me partitë opozitare në Britani. Por ajo që nuk vihet në dyshim, është fakti se ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin e tyre për të shkatërruar kalifatin.”
Të hënën Cameron do të mbajë një fjalim për të paralajmëruar të rinjtë të mos joshen nga ideja për t’u bashkuar me ISIS, pasi fundi i tyre do të jetë i hidhur.
“Nëse jeni djalë, ata do t’ju vendosin bomba në trup dhe ju do të hidheni në erë. Nëse jeni një vajzë, ata do t’ju skllavërojnë dhe abuzojnë me ju”.
Gjithashtu Cameron të hënën në fjalimin e tij pritet të përcaktojë strategjinë e ardhshme të qeverisë për të luftuar radikalizimin dhe ekstremizmin.
Ky fjalim vjen pas atij të muajit qershor, ku kryeministri britanik paralajmëroi për rrezikun që vjen nga ideologjia ekstreme e militantëve islamikë, të cilët u bënë thirrje të gjithë muslimanëve të luftojnë me vendet ku jetojnë nëse e kanë të pamundur të shkojnë në Irak apo Siri.
Sigal