Kryeministri Australian ka konfirmuar pranimin e emigrantëve nga Siria

492
Sigal

Australia është shprehur e gatshme të pranojë më shumë emigrantë nga Siria. Kjo është konfirmuar nga kryeministri i vendit Toni Abot, i cili është shprehur se do të ndihmojë Europën për rehabilitimin e refugjatëve.

Ai nuk dha një shifër të caktuar por u shpreh se shteti i tij do të fokusohet në marrjen e më shumë njerëzve nga vendet e luftës. Vendimi erdhi si pasojë e këmbënguljes së anëtarëve të partisë së tij për të bërë më shumë për krizën e refugjatëve në Europë.

Abot ndërkohë ka konfirmuar se rritja e numrit të emigrantëve nga Siria nuk do të reduktojë numrin e përgjithshëm të refugjatëve që Australia merr nga gjithë bota. Gjithashtu në ditët ne vijim në Gjenevë pritet të mbahet një takim midis ministrit Australian të emigracionit dhe komisionerëve të lartë të OKB, ku do të diskutohen masat e Canberras për situatën e emigrantëve.

Që nga korriku i 2014 deri në qershor 2015 qeveria e Caaberras ka pritur 13.750 refugjatë ku 4400 prej tyre ishin nga Siria dhe Iraku. Australia ka rehabilituar gjithashtu mijëra shtetas kosovar gjatë konfliktit me Serbinë në 1999.