Kryebashkiaku i Londrës: Zjarri, rezultat neglizhence

488
Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan pohoi se zjarri në kullën Grenfell kishte shkaktuar një revoltimin të thellë publik. 58 vetë mendohet se kanë humbur jetën në këtë zjarr. Zoti Khan tha se zjarri ishte shkaktuar nga “gabime dhe neglizhencë”.
“Komuniteti ka ndjesinë se është trajtuar keq pasi janë të varfër,” tha zoti Khan pasi mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në një kishë pranë bllokut të djegur të banesave.
Ai e cilësoi zjarrin si një “aksident i parandalueshëm”, duke pohuar se banorët e zhvendosur të klasës së varfër janë të revoltuar për situatën e tyre ndërkohë që jetojnë në një prej distrikteve më të pasura të Britanisë.
Ndërtesa prej betoni e ndërtuar në 1974 ishte riparuar kohët e fundit për t’u mbështjellë me izolant. Banorët që shpëtuan gjallë thonë se është përdorur material i lirë dhe se administruesit nuk i kanë kushtuar vëmendje mirëmbajtjes së ndërtesës, gjë që solli si rezultat shpërthimin e zjarrit.
Kryeministrja Theresa May ka njoftuar hapjen e një procesi hetimor për të zbuluar nëse ka pasur akte penale që çuan në këtë katastrofë
Sigal