“Krundja” e UDB-së Baton Haxhiu, thirrje përçarëse të “bluar” në “sillosin” e synimeve anti-shqiptare serbe

559
Përparim HALILI

Kujtesa e Nikollë Lesit për Baton Haxhiun: Edi Rama është në ditët e tij më të këqija, nuk është aq i fortë të qeverisë pa Metën. Deputeti Erjon Braçe: “Baton, je pjesë e medias gjobvënëse”!
Ka pasur e ka shumë reagime edhe në mediat dhe rrjetet sociale të vendeve ku Baton Fazli(ç) Haxhiun e njohin dhe e thërrasin me nofkën “Krundja e serbëve” që prej brezit të 10-të të paraardhësve të tij, që thuhet se 100 vite më parë kanë kënduar, kërcyer e pozuar së bashku me ushtarë e kolonelë serbë, mbi koka të prera shqiptarësh patriotë
Batonit të tregut ushqimor serb, i duhen kujtuar ca “histori” nga piramidat e vitit 1997, të trafikut të armëve në 1998 drejt kufirit verior, të “sponsorizimeve” nga bizneset “anonime” shqiptaro-serbe, të “pushimeve” në vilat e disa bosëve serbo-malazezë në Tiranë, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë, Itali, Rusi, Turqi, Qipro, Zvicër, Belgjikë, Gjermani e Greqi apo të “drekave e darkave të punës” me ca “hije” me fuqi leku e pushteti mafioz që komandojnë në Rajonin tonë 
Realisht, më ka ardhur vërtetë keq, kur kam dëgjuar rrëfimin e bërë nga Baton Haxhiu, që gjatë gjenocidit serb në Kosovë, tregoi me “krenari heroi”, se për t’i shpëtuar vrasjes, ishte futur poshtë fustanit të një lokeje kosovare, me fytyrën të puthitur në “kukat” e saj, duke shpëtuar kokën, të cilat (sipas Batonit), i dukeshin të zmadhuara e të deformuara prej kokës së tij. Mirëpo, qysh prej atëherë kur serbët nuk po ngacmojnë Batonin as kur hyn e del lirshëm në Serbi, i fshehur si: zëdhënës i një biznesi ushqimor serbo-kosovar”, më ka bërë përshtypje fakti, që Batoni, i cili ka edhe pasaportë shqiptare, nxjerr “kokën” e diversionit sa herë që politika shqiptare gjendet në debat palësh dhe kërkon zgjidhje, duke marrë pozat e këshilltarit të politikanëve të lartë shqiptarë. Këtë ka bërë përherë Batoni kur në Shqipëri, Kosovë e ndër viset shqiptare në Maqedoni dhe Mali i Zi ka zhvillime, por në asnjë rast nuk e ka hapur “sqepin”, kur në Shqipëri kanë futur hundët serbët, përkundrazi ka dhënë alarmin kur Shqipëria ndaloi krundet serbe që futeshin për miell buke apo qumështi, uji dhe lëngjet e helmuara të firmës që ka televizionin ku Batoni punon si drejtor dhe si zëdhënës i saj! Batoni foli edhe dy ditë më parë, me një letër të hapur, drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon largimin nga koalicioni, të LSI-së, partisë që e fronëzoi Ramën kryeministër të Qeverisë Shqiptare, mbasi siç dihet, “Rilindja” e tij nuk arriti të merrte dot votat për të qeverisur e vetme edhe për shkak të këshillave të zëdhënësit dhe mbrojtësit të krundeve serbe, të cilat shefat e tij i sjellin në Shqipëri si “miell” për bukë, biskota, ëmbëlsira e prodhime brumi ushqimor për shqiptarët! Ndaj thirrjes së tij drejtuar Ramës, reagoi botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, i cili i kujtoi disa gjëra edhe “historike”, paçka se duhej t’i kujtonte ca “histori” nga piramidat e vitit 1997, të trafikut të armëve në 1998 drejt kufirit verior, të “sponsorizimeve” nga bizneset “anonime” shqiptaro-serbe, të “pushimeve” në vilat e disa bosëve serbo-malazezë në Tiranë, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë, Itali, Rusi, Turqi, Qipro, Zvicër, Belgjikë, Gjermani e Greqi apo të “drekave e darkave të punës” me ca “hije” me fuqi leku e pushteti mafioz dhe shumë “histori” të tjera që nuk mund të fshihen nën fustanet e plakave, siç fshehu kokën në vitin ’99, pa u bërë “miku i serbëve”! Për këto “histori”, ka pasur e ka shumë reagime edhe në mediat dhe rrjetet sociale të vendeve ku Baton Fazli(ç) Haxhiun e njohin dhe e thërrasin me nofkën “Krundja e serbëve” që prej brezit të 10 të paraardhësve të tij që thuhet se, 100 vite më parë, kanë kënduar, kërcyer e pozuar së bashku me ushtarë e kolonelë serbë, mbi koka të prera shqiptarësh patriotë. “CV” e zgjebosur e Batonit me shërbesa serbizmi, ka si vazhdim edhe thirrjen e tij të 24 orëve të fundit, drejtuar “vizitorit” të shpeshtë të Vuçiçit, që tregon, se është një “hallvë” e përgatitur prej “krundeve të bluara” nga “shefat” e tij të vjetër e të rinj në “sillosët” e UDB-së Serbe, servirur prej tij, pikërisht tani kur ata mendojnë se shqiptarët mund ta “hanë” lehtë këtë “hallvë përçarjeje”. Se sa merak ka Batoni për ardhmërinë e shqiptarëve, këtë e tregojnë “damkat” e zeza anti-shqiptare, me të cilat e damkosin publikisht kosovarët, ku denoncohet fakti, që “krundja” Haxhiu është futur prej shumë vitesh në “thesin” serb, të cilin ata e shkundin sa herë iu duhet për të përhapur “pluhurin” e përçarjes së shqiptarëve. Sot po botojmë disa nga këto “damkosje” publike, si një “këshillë” për të verifikuar veten…
Kujtesa këshilluese e Nikollë Lesit për Baton Haxhiun, lidhur me nevojën e Edi Ramës për koalicionin me LSI
“… Ky shkrim është i vonuar në kohë. Mund të bëhej dy vite më parë, kur Edi Rama ishte i blinduar, kur edhe mund ta largonte LSI-në, ndonëse nuk dihej përfundimi i sherrit. Tani është shumë vonë. Edi Rama nuk është në ditët e tij më të mira apo kaq i fortë sa “të qeverisë pa Metën”, siç ia sugjeroni. Nuk ka asnjë shans Rama. Edhe këtu është shah-mat, siç mbetet në raport me opozitën, e cila nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Sugjerimi juaj, si me magji, u mor nga kampi i opozitës sot dhe u bë kryelajm shkrimi jot. Pra opozita realisht mezi e pret që Edi Rama të largojë Metën, sepse e di përfundimin, ashtu sikurse nxit Ilir Metën të ikë nga Rama dhe t’ia braktisë anijen e pushtetit, duke e lenë në mes të detit 10-ballësh, Edi Ramën… Nuk është koha për braktisje koalicionesh, sidomos në këto muaj, kur anija është shpuar gjithandej, kudo. Nuk mbahet “uji i oqeanit” duke vendosur dorën iks ministër mbi vrimat ku fut ujë anija qeveritare, aq me tepër që opozita po i prish direkun me mosfutjen e saj në zgjedhje… Rama-Meta mund të ngrihen mbi interesat politike përkatëse, mbi pushtetin dhe të ruajnë shtetin nga destabiliteti. Vendosin, bashkërisht, që të hyjnë në zgjedhje si koalicion…”. Nuk ka zgjidhje tjetër, Baton”!
Sigal