Krizë urie – Çmenduri në Mosulin e kontrolluar nga ISIS, një kg sheqer shitet 20$

400
Të sigurosh mbijetesën në pjesën perëndimore të Mosulit, një zonë terësisht nën kontroll të Shtetit Islamik, po kthehet pothuajse në një mision të pamundur.

Banorët po përballen jo vetëm me mungesë ushqimore, por edhe mungesë të ardhurash për ti siguruar, pasi çmimet e artikujve ushqimore kanë prekur majat.

Disa refugjatë të cilët arritën të largohen kanë treguar se si rezultat i mungesave të mëdha ushqimore, një kg sheqer ka kapur vlerën e 20 dollarëve, një bombol gazi 100 dollarë, një kg oriz 25 dollarë dhe një kuti qumësht pluhur 25 dollarë.

“Jeta nën kontrollin e ISIS ishte pothuajse e pamundur pasi nuk siguron dot ushqim” tha një nga refugjatët që jetuan në rrethin e Egheidat.

Një tjetër tregon se blinin disa gurë të zi për të gatuar, “një produkt nafte që shitej nga ISIS”.

“Është një lëndë djegëse që e përdornim për gatim, por pasi digjej krijonte në shtëpi një ajër toksik, kështu që e përdornim vetëm në ambjentet e jashtme”.

Çmime të tilla pothuajse asnjë nga banorët nuk është në gjendje ti përballojë në një qytet që është në rrezik nga uria.
Sigal