Kriza Rusi-Ukrainë, “Gazprom” ndërpret furnizimin me gaz për Ukrainën

487
Kompania ruse, “Gazprom”, ka ndërprerë furnizimin me gaz për Ukrainën, në një afat të pacaktuar, që do të varet nga pagimi i kësteve të prapambetur nga qeveria e Kievit. Sipas Shefit Ekzekutiv të kësaj kompanie, Alexei Miller, një problem i tillë mund të shkaktojë pasoja serioze edhe për Europën, pasi 15% e gazit natyror që vjen ne kontinentin e vjetër kalon përmes Ukrainës.
Një situatë e ngjashme midis dy vendeve në vitin 2009, bllokoi furnizimin për shtetet europiane në stinën dimërore, duke sjellë një sërë çrregullimesh dhe ngritje të cmimit.
Dy muaj më parë, pati sërish keqkuptime midis palëve. Kompania ruse pranoi që të riaktivizonte gazsjellësit, pas një marrëveshjeje që u firmos me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Shefi ekzekutiv i Gazprom, ka bërë me dije se kësaj radhe, furnizimi me gaz do të rifillojë në momentin që Ukraina të shlyejë këstet e prapambetura. Deri më tani, Kievi ka paguar 234 milionë dollarë, kur në total kërkohen plot 500 milionë dollarë.
Sigal