Kriza politike, Thaçi: Kam besim se qeveria do formohet shpejt

440
Sigal

Kryeministri në detyrë në Kosovë, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se qeveria e re duhet të jetë shumetnike dhe me agjendë të qartë për zhvillim ekonomik.

“Duhet te kemi një agjendë të qartë për zhvillimin e ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, dialogun me Serbinë dhe implementimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel.

Ai tha se ka besim në krijimin e institucioneve në ditët e ardhshme.Në mbledhje të qeverisë u miratuan edhe një sërë propozim-vendimesh si dhe u bë miratimi i kërkesës së ministrit të FSK-së, Agim Çeku për shtyerjen e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit më 16 janar në 99 vjetorin e rënies së tij.


Dita e sotme mund të jetë vendimtare rreth procesit të konstituimit të institucioneve të Kosovës.