Kriza politike në Kosovë, Atifete Jahjaga: Vendi në fazë kritike

482
Sigal

PRISHTINE– Zyra e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga ka lëshuar alarmin për vendin, i cili tashmë po hyn në një fazë kritike, ndërsa insiston ende për bashkimin e liderëve partiakë në një takim të përbashkët për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës. Nëpërmjet zëdhënësit të saj, Arbër Vllahiu, Jahjaga thotë se Kosova po hyn tashmë në krizën buxhetore, pas asaj politike.
 
Por, pavarësisht këtij alarmi, liderët politikë të kaheve më të mëdha politike në vend nuk po shprehin asnjë lloj interesi për nismën e presidentes.
 
Ndërkohë, alarmi i ngritur nga presidentja na bën të mendojmë që kjo mund të jetë java e fundit kur ata duhet të reflektojnë, pasi kriza ka prekur tashmë edhe funksionimin e shtetit.
 
“Të mos harrojmë se pa konstituimin e kuvendit nuk mund të miratohet as Ligji për Buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor dhe kjo nënkupton që nuk mund të garantojmë as funksionimin e shtetit”, ka thënë zëdhënësi i Jahjagës për mediat kosovare.
 
Ngërçi politik ka bllokuar edhe punën e KQZ-së, me bllokimin e emërimit të anëtarëve të rinj nga presidentja, e cila duket se po pret formimin e institucioneve për të kryer atë që është përgjegjësi e saj