Kriza politike, Hahn në Shkup, takime të veçanta me Gruevskin dhe Zaev

57
Eurokomisioneri Johanes Hahn ka nisur takimet me liderët e partive politike në Maqedoni, në rezidencën e ambasadorit të Bashkimit Europian në Shkup, Aivo Orav.
Sipas mediave maqedonase, Hahn u takua fillimisht veçmas me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe liderin e opozitës, Zoran Zaev, ndërsa tani po kryhet takimi i përbashkët.
Më pas, Han do të takohet edhe me palën shqitpare, ndërsa rreth orës 16:30 është parashikuar edhe takimi ku do të jenë të përfshirë edhe Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Në takimin e sotem, Hahn shoqërohet edhe nga eurodeputetët, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Houit, të gjithë të pranishëm në dialogun e zhvilluar në Strasburg dy javë më parë me Gruevskin dhe Zaevin pa praninë e dy liderëve shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.