Kriza në Maqedoni, Takimi i radhës mes 4 liderëve spostohet në Bruksel më 29 qershor

444
Ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret takimi i radhës në sagën e gjatë të takimeve që katër kryetarët e partive politike në Mqedoni po mbajnë që prej mujit maj, me shpresën e një zgjidhjeje për ngërçin politik që ka bllokuar vendin.
Në deklaratën e përbashkët të publikuar për mediat, kryeministri Gruevski, lideri i opozitës Zaev, dhe dy kryetarët e partive shqiptare Ahmeti dhe Thaçi, njoftuan që takimi i radhës do të zhvillohet në Bruksel më 29 qershor.
Ata u zotuan të respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit, e cila doli pas mbërritjes së eurokomisionerit Johanes Hahn në Shkup, pavarësisht se Zaev nuk e ka respektuar deri më tani pikën ku thuhej se nuk do të publikoheshin përgjime të tjera.
Palët kanë rënë dakord në atë takim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme në prill të vitit të ardhshëm, por ndahen mbi përbërjen e qeverisë që do t’i organizojë ato. Zaev pretendon se Gruevski duhet të japë dorëheqjen, ndërsa kryeministri është kundër kësaj ideje. Ndërsa partitë shqiptare, edhe BDI e Ahmetit, në aleancë me Gruevskin, duket se përkrah largimin e tij nga qeveria para organizimit të zgjedhjeve të parakohëshme.
Sigal