Kriza në Maqedoni, Mogherini: I kemi prioritet vendet e Ballkanit

495
Sigal

E pyetur për krizën politike në Maqedoni,Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Frederica Mogherini ka deklaruar se BE i ka prioritet vendet e BE-së, duke ofruar asistencën e saj për të kaluar situata të ndryshme. Edhe për rastin e Maqedonisë ajo ka garantuar se do të ketë mbështetjen e duhur për të ruajtur stabilitetin. 

“Vendet e Ballkanit i kemi prioritet, kemi dhënë ndihmë për të kaluar situata të ndryshme. Do të bashkëpunojmë për të mbështetur Maqedoninë për të pasur një situatë sa më të qetë atje”- tha Mogherini.
 
Ndërsa komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim për Zgjerimit, Johannes Hahn u ka bërë thirrje liderëve maqedonase se duhet të ndjekin standardet e duhura të punës në Parlament dhe she duhet të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias.
 
“Kam një kontakt të vazhdueshëm me liderët atje, Partitë duhet të zbatojnë logjin te respektojnë lirinë e medias dhe pavarësinë e gjyqësorit.  Duhet të ndjekin standardet e duhura të punës në Parlament. PE ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me Maqedoninë. Duhet të zgjidhen problemet brenda tyre.”- tha Hahn.

Lidhur me liberalizimin e vizave Johannes Hahn theksoi se ky proces do të varet nga ecuria nga vendet përkatëse.

Situata në Ukrainë, Mogherini: Shpresoj që Rusia të reflektojë
Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Frederica Mogherini deklaroj se BE nuk ka një politikë konflikti me ndonjë shtet, por nëse shkelen ligjet ndërkombëtare duhet të veprojë.
 
“E them qartë se nuk ka një politikë të BE që të jetë ndonjë konflikt me ndonjë shtet. Nuk ka asnjë justifikim nëse preken ligjet ndërkombëtare. Shpresoj që Rusia të reflektojë.”- Mogherini.

“Sanksionet që janë vendosur ndaj Rusisë janë vendosur për shkak të sjelljeve të saj.”- ka theksuar Mogherini e cila shtoi se kjo politikë e BE është e njëjtë për të gjitha shtetet, qofshin në lindje apo në Afrikë. 

Vlerësimi i masave të mëtejshme po merren në diskutim. Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë se çfarë po bëhet për marrëveshjen e arritur në Minsk, për ecurinë e saj, por më thelbësorja nëse po zbatohet siç duhet.”