Kriza në Greqi, protesta para referendumit të së dielës

463
Kapmet rivale në Greqi pritet të mbajnë tubime të mëdha në Athinë, përpara referendumit të së dielës për një paketë ndërkombëtare të ndihmës. Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka porositur grekët që të votojnë kundër masave të kursimit. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se vota me “jo” mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona. Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Greqia reforma, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës.Referendumi mbahet më 5 korrik.
Sondazhet favorizojnë votën “Po” masave shtrënguese. Më i fundit prej tyre thotë se 47 për qind e grekëve do të pranojnë masat e propozuara nga huadhënësit ndërkombëtarë, ndërsa 43 për qind do t’i refuzojnë ato. Pjesa tjetër shprehet e pavendosur. Numri i madh i të pavendosurve ka shkaktuar një fushatë të ashpër mes dy kampeve për t’i tërhequr pas vetes. Koha nuk premton dhe po shfrytëzohet çdo mjet e burim informacioni për t’u shpjeguar grekëve se përse duhet të votojnë me “Po” dhe përse duhet të votojnë me “Jo”.
Ndërkohë, po të enjten, koalicioni qeverisës i Syriza-s me Grekët e Pavarur ka pësuar një përçarje. 4 deputetë të Grekëve të Pavarur njoftuan publikisht votën e tyre në favor të propozimeve të huadhënësve ndërkombëtarë, madje njëri prej tyre njoftoi dorëheqjen. Si Tsipar ashtu dhe ministri i Financave, Yannis Varoufakis kanë lënë të kuptohet se do të dorëhiqen nëse masat shtrënguese miratohen në referendumin e së dielës.
Sigal