Kriza greke, Tsipras në Bruksel takohet me Juncker dhe Schultz

475
Sigal

BRUKSEL – Kryeministri Grek Aleksis Tsipras ndodhet në Bruksel ku është takuar me presidenti e Parlamentit Europian Martin Schultz dhe Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Në takimin mes Tsipras dhe Juncker, presidenti u KE-së tha se nuk dëshiron që Greqia të falimentojë dhe se Europianët duhet të punojnë sëbashku, ndonëse deri më tani nuk ka patur ndonjë progres të madh.

Nga ana tjetër, Aleksis Tsipras në deklaratën pas takimit të përbashkët më Martin Schultz tha se ishte optimist për trajtimin e problemit të madh të papunësisë, duke e konsideruar atë si çështjen më të rëndësishme.

Ai tha se ndihej optimist dhe se kishte vullnet politik për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta me BE-në. Martin Schultz nga ana e tij tha se duhet gjetur menjëherë një zgjidhje për problemin e financimit të Greqisë.