Kriza – Emigrantët, Juncker: Austria të marrë pjesë në rishpërndarjen

461
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka hedhur poshtë kërkesën e kancelarit austriak Christian Kern për përjashtimin e Austrisë nga skema e zhvendosjes së emigrantëve.

Përmes një letre, Juncer shprehet se: “Unë jam i bindur se Austria në përputhje me detyrimet e saj ligjore do të fillojë me rishpërndarjen e azilkërkuesve nga Italia dhe Greqia. Komisioni është i gatshëm për të diskutuar sesi mund të ndihmojë autoritetet austriake për të përmbushur gradualisht detyrimet e tyre. Sigurisht që ne marrim parasysh solidaritetin që Austria ka treguar në të kaluarën”.

Në vijim të letrës tre faqëshe, Presidenti i Komisionit Evropian thotë se kupton shqetësimin e palës austriake lidhur me këtë çështje, por kujton se situata ka ndryshuar.

“Unë e kuptoj shqetësimin dhe frikën tuaj, por unë dua të theksoj se situata ka ndryshuar”, shkruan Juncer duke kujtuar masat e marra si ngritja e Agjencisë Evropiane për rojet bregdetare dhe rojet e kufirit dhe se sipas tij pikat e nxehta në Itali dhe Greqi tashmë janë “plotësisht funksionalë.”
Sigal