Kriza e Rohingya: Përmbyset anija, vdesin 10 fëmijë

539
Të paktën 12 presona, midis tyre 10 fëmijë, kanë vdekur pasi një anija e mbushur me myslimanë të Rohingya është përmbysur.

Anija është përmbysur në lumin Naf në afërsi të Bangaldeshit të dielën. Numri i saktë i njerëzve të cilët ishin në anije mbetet i paqartë, ndërsa zyrtarët e rojeve kufitare të Bangladeshit mendojnë se ishin rreth 100 persona në bord, përfshirë edhe fëmijë.

Zyrtarët kanë raportuar se deri tani janë gjetur trupat e 10 fëmijëve, 1 gruaje dhe 1 burri ndërsa emigrantët e tjerë janë zhdukur.

Dhjetra Rohingya tashmë kanë vdekur në përpjekje për të kaluar në Bangladesh për ti shpëtuar dhunës në shtetin Rakhinë të Myanmarit.
Sigal