Kriza e Katarit, Arabia Saudite dhe aleatët do takohen në Kajro

504
Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të diskutojnë mbi krizën e Katarit, një muaj pasi ndërprenë lidhjet me shtetin e Gjirit, shkruan BBC.

Takimi i ministrave të jashtëm në Kajro vjen në ditën e skadimit të afatit për Katarin që të pranojë një listë të kërkesave ose të përballet me sanksione të mëtejshme.

Kërkesat për Katarin përfshijnë mbylljen e televizionit Al-Jazeera dhe shkrirjen e lidhjeve me Iranin.

Nga ana e tij Katari e ka quajtur listën e kërkesave “joreale dhe të pazbatueshme”.

Katari është akuzuar për destabilizimin e rajonit duke mbështetur ekstremizmin dhe terrorizmin, akuza të cilat vendi i mohon.
Sigal