Kriza e Katalonjës, kërkohet arrestimi i 8 udhëheqësve të referendumit

477
Prokurorët në Madrid kanë kërkuar që 8 anëtarë të shkarkuar të qeverisë rajonale të Katalonjës të burgosen për shkak të rolit të tyre ne referendumin e shpalles së pavarësisë në tetor.

Nëntë zyrtarë katalanas dëshmuan në gjykatën e lartë të Spanjës për akuzat për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Ndërsa udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont, i cili është larguar drejt Belgjikës dhe katër zyrtarë nuk janë paraqitur në gjykatë. Puigdemont është shprehur se gjyqi ishte politik.

Presidenti katalanas i rrëzuar nga pushteti mund të përballet me një urdhër arresti në qoftë se nuk paraqitet në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me rolin e tij në deklaratën e pavarësisë së javës së shkuar, Gjykata Supreme Spanjolle.

Spanja është kapur nga një krizë kushtetuese që kur referendum i Katalonjës u mbajt në 1 tetor në kundërshtim me një vendim të gjykatës kushtetuese që e kishte shpallur të paligjshëm.

Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy imponoi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale për 21 dhjetor.
Sigal