Kriza e Euros pasqyron falimentimin e një politike pa perspektivë

673
Sigal

 Rishpallja e Bashkimi Europian: Lamtumirë e historisë së botës!…

 Jürgen Habermas

  Peter Bofinger

  Julian Nida-Ruemelin

 Tek qeveria gjermane mungon kruajua të shkojë përtej një “status-quo”e bërë e pambështetshme. Kjo është edhe arsyeja e përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës në eurozonë në dy vitet e fundit, pavarësisht programeve ambicioze për shpëtimin dhe takimeve të shumta për emergjencën. Greqia rrezikon mbas rrëzimit të ekonomisë daljen nga euro,gjë që do të jetê e lidhur me reaksione të pakalkulueshme dhe zinxhirë, për anëtarët e tjerë të kësaj zone. Italia, Spanja dhe Portugalia, kanë rënë në një recesion të fortë,papunësia nuk bën gjë tjetër veçse rritet. Gjendja kritike e pafavorshme dëshpëron situatat e bankave dhe rritja e pasigurisë mbi të ardhmen e Bashkimit monetar i mban investitorët gjithmonë dhe më shumë të paqartë në blerjet e titujve sovranë në vendet e dobëta. Interesat në rritje mbi titujt sovranë prej të dobëtëve dhe kriza e tyre ekonomike gjithmonë dhe më e rëndë, e bëjnë akoma më të vështirë, atë që tashmë është jo më një proces i thjeshtë konsolidimi. Ky destabilizim që riforcohet i vetëm është krijuar veçanërisht nga paaftësia për të formuluar strategji anti-krizë dhe rrugët të çojnë në prag të fillimit të fundosjes të institucioneve evropiane. Por të justifikosh një hap të madh përpara të procesit të integrimit, nuk është e mundur të mendosh vetëm për krizën e eurozonës. Duhet menduar edhe për nevojën e shfrytëzimit me një rivlerësim të mundësisë së drejtimit nga ana e Politikës të shpirtit të keq në universin paralel e spektral, krijuar nga bankat e investimeve dhe hedgefonds përmbi ekonominë reale. Masat e nevojshme për një rregullsi janë të prura dorazi. Por nuk vijnë për tu lëshuar. Një potencë ekonomike kaq e madhe si BE, ose më minimalja eurozona, mund të loz një rol të përparuar. Vetëm me një thellim të veçantë të integrimit mund të mbrohet një valutë e përbashkët,pa një zinxhir masash e ndihmash që zgjat mbingarkesën solidare të Shteteve kombëtare europiane. Një delegim i sovranitetit (të vendeve të BE-shënim i përkthyesit) institucioneve europiane është ndërkohë i paevitueshëm dhe ndaj duhet një koordinim i fortë i politikave financiare,ekonomike e sociale në Shtetet anëtare,me objektivin për të riekuilibruar pabarazitë strukturale të eurozonës. Intensifikimi i krizës tregon se strategjia e vendosur gjer tani nga qeveria gjermane në Europë qëndron mbi një diagnozë të gabuar.

Kriza aktuale NUK ESHTE KRIZE E EUROS. Ajo ka treguar se është një valutë e stabilizuar. Kriza nuk është as e borxheve specifike të Europës, kundrejt SHBA dhe Japonisë BE dhe eurozona janë shumë më pak me borxhe. Kriza është një krizë rifinancimi i disa Shteteve të veçantë të eurozonës, shkaktuar në plan të parë nga pamundësia e garancive institucionale për monedhën e përbashkët. Escalation i krizës sqaron që zgjidhjet e tentuara gjer tani janë të paplota. Duhet për këtë të frikësohemi sepse Bashkimi monetar,pa ndryshimin e thellë të strategjisë,nuk do të mbijetojë më gjatë në formën e saj aktuale. Duhet një diagnozë e qartë e shkaqeve të krizës. Qeveria gjermane duket se i qëndron idesë se problemet janë shkaktuar nga mungesa e disiplinës fiskale në nivele shtetesh dhe se zgjidhja para së gjithash është koherenca politike e kursimeve nëpër Shtete të veçantë. Rregulla fiskale më të qarta dhe ombrella (mbulesë)shpëtuese të lidhura me kushte që duhet t’u përcaktohen atyre vendeve me një politikë të fortë të “Asterita”, e cila dobëson forcën e tyre ekonomike dhe rrit ndjeshëm papunësinë. Në realitet, në vendet problematike gjer më sot nuk është arritur të limitohet kostoja e rifinancimit dhe të reduktohet ajo në dimensione të pranueshme, me gjithë një seri të tërë masash të forta,ku dominojnë shkurtimet dhe reformat në strukturë. Diagnoza dhe terapitë e shprehura nga qeveria gjermane që nga fillimi kanë qenë përherë njëdimensional. Kriza lindi jo vetëm nga gabimet në nivel shteti, por dhe nga PROBLEME TE SISTEMIT. Dhe përgjigja duhet të jetë tek SISTEMI dhe jo vetëm në nivel shteti. Vetëm një përgjegjësi e përbashkët për titujt sovranë të eurozonës mund të eliminojë a limitojë pasojat e pamundësive paguese të një vendi të veçantë. Dyshimet sipas të cilave kjo do lejojë stimulime të gabuara janë vërtetë për t’u marrë seriozisht. Përgjegjësia e përbashkët duhet të shkojë njëkohësisht në linjë me kontrollin e përbashkët mbi bilancet e shteteve,kontrollet nuk do të jenë më të kryera nga shtetet me sovranitet kombëtar. Ekzistojnë vetëm dy strategji për të superuar krizën: rikthimi tek valutat e shteteve nacionale në të gjithë BE, që do të lejojë çdo vend të mbetet në mëshirë të spekulimeve të paparashikueshme, ose garantimi institucional i një politike fiskale, ekonomike e sociale të përbashkët në eurozonë me objektivin për të rekuperuar kapacitetet ekonomike dhe industriale të humbura (në Shqipërinë, jashtë BE, qëllimisht dhe politikisht të shkatërruara-shënim i përkthyesit) reaguar ndaj politikës përpara veprimeve të shumëkombëshve të Tregut. Jep një perspektivë që shkon përtej krizës aktuale,dhe mban një premtim për një”Europë sociale”. Sepse vetëm një Europë politikisht e bashkuar mund të përmbys”trend-in”e kalimit nga një demokraci (e gabuar)e qytetarit dhe Shtetit social, në një demokraci me fytyrë konform tregjeve. Opsioni i dytë meriton preferencë,përpara të parit. Duhet të krijohen bazat ekonomike për bashkim politik. Kërkojmë të mos i hedhim këto hapa. Kush kërkon të kemi një monedhë të përbashkët duhet edhe të aprovojë një përgjegjësi të përbashkët, për të mos u prishur themelet e dobëta të demokracisë në BE. Bërtitjet për betejë dhe luftë për pavarësinë amerikane”no taxation without reprezentation”, gjenden sot çuditërisht me jehonë.

Duhet një Ligjvënës europian që përfaqëson qytetarët dhe u përkushtohet këtyre politikave,ndryshe dhunojmë principet sipas të cilit ligjvënësi vendos të rinisë shpenzimet publike që koinçidon me Ligjvënësin demokratikisht të zgjedhur, i cili imponon fundin e një të tillë takse. Por kujtesa historike e bashkimit të Reich duhet të monitorohet. Tregjet financiare nuk mund të mos jenë të kënaqur me ndërtimet komplekse dhe të vështira për t’u aktualizuar, ndërsa qeveritë në heshtje marrin në vlerësim hipotezën se një fuqi e centralizuar do i vendoset popujve mbi kokën e tyre. Popujt duhet ta thonë fjalën Republika federale paraqitet në shumicë vendi donator ne Këshillin Europian, duhet të marrë iniciativën për një thirrje për krijimin e Convent kostitucional. Me një rezultat pozitiv të referendumit popujt europianë mund të rikuperojnë sovranitetet e grabitura atyre nga “Tregjet”. Strategjia e ndryshimit të traktateve fokusohet në themelimin e një territori bërthamë e Bashkimit monetar politikisht bashkuar, i hapur për të pranuar vende të tjera me tregues të mirë financiare e jetese, specie si Polonia. Kjo kërkon ide të qarta konstitucionale të një demokracie mbinacionale, që pranon një qeveri të përbashkët, pa lejuar shëmbëllime të një Shteti federal, model i gabuar që vendos shumë në provë për solidaritetin e popujve historikisht të pavarur. Themelimi i institucioneve të Europës mund të frymëzohet nga ideja që një bërthamë europiane, demokratike, i paraqet së bashku gjithë qytetarët e eurozonës; por në kualitetin e tyre të dyfishtë:si qytetarë drejtpërdrejtë pjesëmarrës në Bashkimin e reformuar dhe anëtarë jo drejtpërdrejt pjesëmarrës të një populli europian. Nuk është për t’u përjashtuar që Gjykata kushtetuese gjermane prishi iniciativat e partive,të cilat atëherë nuk mund t’i shpëtonin më debateve. Një iniciativë e SPD, CDU, të Gjelbërit, për një Convent konstitucional nuk mund më të mbetej,atëherë, iluzore. Kriza që po zgjat prej katër vjetësh ka ngjallur një shtytje nëpër tematika ,që zgjon si asnjëherë vëmendjen e opinionit publik nacional në temat europiane. Ndërgjegjja për nevojën e rregullimeve të tregjeve financiare dhe kalimi i vështirësive të çekuilibrave strukturalë në eurozonë vërtetë është zgjuar. Për të parën herë në Historinë e kapitalizmit një krizë e shkaktuar nga një sektor i përparuar, bankat, ka qenë zgjidhur vetëm sepse qeveritë u kanë bërë thirrje qytetarëve si kontribuues për të kompensuar dëmet. Qytetarët drejtësisht e kanë quajtur këtë skandal. Projekte dhe statistika sot parathonë për Europën fatin e një kontinenti gjithmonë dhe më pak të populluar, nga pesha ekonomike dhe rolet politike në rrëzim. Popujt europianë duhet të mësojnë që mund të mbrohen dhe të ruajnë modelin e tyre social të shoqërisë së “Welfare” dhe shumëfishimin e kulturave të popujve të Shteteve kombëtarë, vetëm duke vepruar së bashku. Duhet të bashkohen forcat, nëse duam akoma të kemi influencë në agjendën e politikës botërore dhe në zgjidhjet e problemeve globale. Kur të rishpallet Bashkimi Europian do të jetë edhe një addio (lamtumirë) edhe historisë së botës.

 Marrë nga”La Repubblica”, e shtunë 4 gusht

Përktheu për “Telegraf”,  Luan Shmilli