Kriza e emigrantëve vazhdon në prag të samitit të fundit të BE-së për vitin 2015

513
Gjermania dhe disa kombe të tjera do të diskutojnë me Turqinë mënyrat për zgjidhjen e krizës së mijëra refugjatëve sirianë përpara samitit të fundit të BE-së për këtë vit. Ata që do marrin pjesë në takim, do të diskutojnë një propozim për zhvendosjen e refugjatëve nga kampet në Turqi. Por kancelarja gjermane Angela Merkel, forca lëvizëse që fshihet pas këtyre planeve, përballet me rezistencë nga shtetet e tjera të BE-së.

Samiti i plotë i së enjtes në Bruksel do të diskutojë edhe për çështje të tjera, por kryesisht fokusi do të jetë tek kriza e emigrantëve. Një numër rekord emigrantësh kanë mbërritur në Europë këtë vit, duke detyruar disa shtete të ndërtojnë gardhe dhe të vendosin kontrolle kufitare. Propozimi i zhvendosjes së emigrantëve do t’i shihte vendet e BE-së të pranonin në mënyrë direkte refugjatët sirianë nga Turqia sipas një skeme vullnetare. Me këtë plan, shpresohet që njerëzit të ndalin së bëri udhëtime të rrezikshme me varka të vogla në det të hapur për të mbërritur në Greqi.
Sigal