Kriza e emigrantëve në Mesdhe BE zhvillon një samit emergjence

437
Liderët e Bashkimit Evropian pritet të mbajnë një samit emergjent në mënyrë që të ulet numri i personave që rrezikojnë jetën në udhëtime tragjike përmes Mesdheut. Draft propozimet për takimin përfshijnë ofrimin e 5 mijë vendeve për strehimin e emigrantëve “të kualifikuar për mbrojtje” lidhur me një projekt pilot.
Më shumë se 800 persona u mbytën në brigjet e Libisë të dielën duke e rritur numrin e viktimave për këtë vit në 1,750. Kryeministri Italian Matteo Renzi ka kërkuar veprim të drejtpërdrejtë kundër trafikuesve të njerëzve. Ai i përshkroi ata si “tregtarë skllevërish të shekullit të 21-të”. Në samitin e sotëm në Bruksel parashikohet që liderët “të ndërmarrin një përpjekje sistematike për të identifikuar, kapur dhe shkatërruar mjetet para se ato të mund të përdoren nga trafikantët”.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini pritet të nisë menjëherë përgatitjet për një plan operacional mbi sigurinë dhe politikën e mbrojtjes, në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi emergjent pritet të diskutohet gjithashtu mbi çfarë do të ndodhë me emigrantët që kanë mbërritur në Europë, si dhe mbështetjen e përpjekjeve të OKB-së për të stabilizuar qeverinë në Libi, nga ku vijnë 90% e emigrantëve të paligjshëm.
Të hënën BE vendosi një plan veprimi 10 pikësh për të parandaluar më shumë vdekje, ku përfshihet:
– Rritje e burimeve financiare të Frontex, agjencisë së kufijve që vepron në shërbimin e shpëtimit të BE-së “Triton” në Mesdhe.
– Zgjerim i zonës se veprimit të operacioneve Triton
– Vendosjen e skuadrave në Itali dhe Greqi për aplikacione të përbashkëta të procesit të azilkërkuesve
Shenja gishtërinjsh për të gjithë emigrantët 
Bashkimi Europian është kritikuar mbi operacionet e Triton, që zëvendësoi një operacion më të zgjeruar të Italisë Mare Nostrum një vit më parë. Sipas anëtarëve të BE Mare Nostrum ishte shumë i shtrejntë dhe shprehën shqetësimin se po inkurajonin më shumë trafikimin e emigrantëve. Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International ka deklaruar se vendimi për pezullimin e Mare Nostrum “ka kontribuar në një rritje dramatike të vdekjes së emigrantëve dhe refugjatëve”. 
Sigal