Kriza e emigrantëve mund të aktivizojë skafet nga Shqipëria

66
Pas rrugës së Mesdheut e asaj ballkanike, shqetësimi i vendeve europiane mbi krizën e emigrantëve është orientuar së fundmi drejt rrugës së Adriatikut.
Burimet të inteligjencës italiane konfirmojnë se organizatat kriminale kryesisht shqiptare po blejnë mjete lundruese për të organizuar transportimin e emigrantëve drejt brigjeve italiane si dhe në vendet e pjesë së sipërme të Adritatikut. Sipas italianes Messaggero e rajonit të Venetos, alarmi është dhënë nga Drejtorja e Policisë Kufitare Italiane Zona IV, Irene Tittone gjatë konferencës “Kufijtë e ri të emigracionit”.
“Gjatë dimrit ka deklaruar ajo, rruga Ballkanike bëhet e pamundur, prandaj dhe organizatat kriminale po planifikojnë trasportin përmes detit.”
Sipas Tittones, Rruga e Adritatikut është e favorizuar jo vetëm për shkak të stinës së dimirt, por dhe për faktin se përmes detit evitohen pengesa si tela me gjemba, mure apo kontrolle të rrepta të imponuara nga vende si Kroacia, Austria apo Sllovenia.
Të dhënat e FRONTEX konfirmojnë se rruga Ballkanike, tani do synojë Italinë, përmes hyrjes në rajonin Friuli Venezia Giulia. Kjo edhe për shkak dhe të kontrolleve të rrepta së fundmi të Gjermanisë dhe riatdhesimeve nga ky shtet të emigrantëve me kombësi afgane e pakistane, që tashmë shohin Italinë si një vend hyrje për të mos rrezikuar riatdhesimin.