Kriza e emigrantëve, Mogherini: Vënia në dyshim i BE, tentativë vetëvrasje

504
“Ose e zgjidhim sëbashku, ose askush prej nesh nuk është në gjendje ta bëjë këtë i vetëm”.
Kështu ka deklaruar shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian Federica Mogherini referuar krizës së klandestinëve, e cila çdo e ditë e më shumë po përçan vendet anëtare të Bashkimit Europian, duke rrezikuar edhe zonën Shengen.
Mogherini tha se kjo që po ndodh është një tendencë për vetëvrasje.
“Për herë të parë në historinë tonë të integrimit kemi nevojë për Evropën dhe paradoksi është se pikërisht në këtë moment ne e vëmë këtë në dyshim, gjë e cila është potencialisht një tendencë për vetëvrasje. Ne kemi makinë, por nuk kemi motorrin e saj, ky është problem që kemi”, tha Mogherini, fjala e së cilës mori duartrokitje nga të pranishmit, mes të cilëve edhe ish-kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan.
Mogherini kritikoi mungesën e unitetit të Europës në përgjigjë të krizës më të rëndë që ka goditur kontinentin që pas Luftës së Dytë Botërore, me shembujt e dhënë nga ish-vendet komuniste, të cilat kanë mbyllur kufijtë.
“Sa herë që marrim vendime, nuk i zbatojmë, grindemi dhe debatojmë për 150, 200 apo 300 refugjatë, siç ka qenë rasti i fundit. Si mundem unë në këtë rast të diskutoj me Jordaninë, Libanin apo edhe Etiopinë që presin 700 mijë klandestinë? Cfarë është vijueshmëria dhe besimi i europianëve, i Europës së madhe e të fuqishme në raport me pjesën tjetër të botës”, tha ajo.
Përçarja e Europës për strehimin e emigrantëve, zhvendosjen e tyre dhe gjetjen e një zgjidhje vijon.
Suedia, Danimarka, Gjermania, Austria dhe Franca kanë rivendosur kontrollet e përkohshme kufitare.
Sigal