Kriza e emigrantëve, Greqia tërheq ambasadorin e saj nga Vjena

590
Greqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Austri, pas ndarjeve midis vendeve të BE mbi krizën e emigrantëve.
Ky vendim i Greqisë, vjen pasi Austria organizoi një takim me vendet e Ballkanit për çështjen e emigrantëve, për të cilën Greqia nuk ishte ftuar.
BBC shkruan se Greqia e quajti veprimin e Austrisë, akti armiqësor. Po ashtu ambasadori i saj tha se u thirr për konsuktime.
Ministrat nga BE dhe vendet e Ballkanit po takohen në Bruksel në përpjekje për të rregulluar përçarjet lidhur me çështjen e emigrantëve.
Sigal