Kriza e emigranteve, gjendet e mbyllur ne brigjet turke një vajzë 4 vjeçare

428
Disa peshkatare në brigjet turke, zbuluan trupin e një vajze katër-vjeçare të mbytur, e cila ndodhej në bordin e barkës së fundosur disa ditë në parë në afërsi të qytetit Bodrum. Autoritetet arritën të shpëtonin 5 nga 10 emigrantët që po përdornin mjetin lundrues për të mbërrtur në Europë, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin të njëjtën gjë për vajzën dhe katër personat e tjerë. Kjo tragjedi e fundit e krizës së refugjatëve sjell sërisht ndërmend historinë dramatike të Aylan Kurdit, 3-vjeçarit sirian që u gjet gjithashtu i mbytur në brigjet turke.
Ndërkohë, situata paraqitet e tensionuar në kufirin greko-maqedonas, pas vendimit të marrë nga shtetet ballkanike për të bllokuar kalimin e emigrantëve që kërkojnë azil për arsye ekonomike. Afro 1.300 refugjatë që vijnë nga Maroku, Irani, Pakistani, Bangladeshi si dhe shumë vende të tjera kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë. Disa prej tyre kanë qepur edhe gojën me fije prej neiloni, në shenjë proteste ndaj autoriteteve. Emigrantët kanë tentuar të bllokojnë edhe linjat e trenit që lidhin dy vendet, duke ndaluar një prej tyre. Një gjë e tillë është ndalur pas ndërhyrjes së autoriteteve.
Në intervistat e dhëna për mediat, refugjatët kanë kërkuar barazi me shtetasit sirianë, afgane dhe irakianë, pasi në bazë të rregullit të ri, kufinjtë mund të kalohen vetëm nga azil-kërkuesit që vijnë nga vendet e luftës.
Sigal