Kriza e emigrantëve, digjet kampi i refugjatëve në Slloveni

466
Një zjarr i fuqishëm përfshiu një kamp refugjatësh në Slloveni, teksa zjarrëfikësist kanë punuar për shuarjen e flakëve dhe stabilizimin e situatës.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por shumë prej tendave dhe çadrave të emigrantëve janë shkatërruar nga flakët.
Kampi ndodhet në kufirin me Kroacinë dhe në të janë strehuar 20 mijë emigrantët që kanë mbërritur që prej të shtunës në Slloveni dhe që po presin të kalojnë kufirin për të mbërritur në Austri.
Sakaq situatë e rëndë paraqitet edhe në qytetin port Kale të Francës, ku 6 mijë klandestinë po qëndrojnë në kushte të vështira në kampin e improvizuar me shpresën e kalimit të tunelit të Lamanshit për të arritur në Britaninë e Madhe.
800 figura të njohura të Francës, përfshirë artisë intektualë, gazetarë, përfaqësues ët insitucioneve të ndryshme, organziatave vullnetare dhe atyre joqeveritare i kanë bërë thirje qeverisë së Presidentit Fransua Holondë të përmirësojë kushtet për këta njerëz që po kalojnë ditë të tëra në të ftohtë dhe shi.
Kurse këta klandestinë kanë lënë Italinë dhe janë nisur drejt një jetë të re në Suedi dhe Finlandë.
70 klandestinë nga Eritrea dhe Siria bënë selfiet e fundit nga aeroporti i Fiumicionos në Romë dhe më pas nisën fluturimin e tyre në kuadër të marrëveshjes europiane për shpërndarjen e klandestinëve në bazë të numrit të popullësisë dhe gjendjes ekonomike.
Bashkimi Evropian ka planifikuar të zhvendosë 160 mijë refugjatë në total nga Greqia dhe Italia, duke i detyruar 28 shtetet e BE-së t’iu japin atyre statusin e azilantit.
Sigal